Prag sezoni, në Shëngjin mungojnë punëtorët! Palokaj: 20 mijë vende pune në hoteleri-turizëm

15 Prill 2023, 17:25

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë, Pashk Palokaj thotë se shqetësim kryesor për biznesin është mungesa e infrastrukturës rrugore, konkretisht rruga nga Miloti në Shëngjin, e cila shkakton trafik të rënduar gjatë verës. Gjithashtu, mungesa me furnizimin e ujit të pijshëm në disa zona të Shëngjinit.

“Ne kemi shumë vite që diskutojmë. Me rritjen e fluksit të turistëve, normalisht që çështja e trafikut është parësore dhe imediate. Mungesa e infrastrukturës dihet nga të gjithë ne, rruga nga Miloti në Shëngjin është një katastrofë, sepse është një rrugë e ngushtë, një rrugë e vogël që nuk I përgjigjet as trafikut norma të sezonit dimëror e jo më fluksit të turizmit”, tha Pashk Palokaj.