Prag sezoni, Vlora ‘popullohet’ nga mysafirët e huaj, turistët: Këtu ka det, mal dhe ushqim fantastik, do vijmë sërish

30 Prill 2023, 17:57

Sezoni veror ende nuk është çelur, por Vlora dhe jugu i vendit janë populluar nga turistë të huaj. Nga Spanja, Holanda, Bullgaria e deri nga Brazili i largët i shohim teksa ngjisin Llogaranë.

“Jam nga Bullgaria. Është hera e pare këtu dhe është shumë bukur. E mrekullueshme”, tha një turiste nga Bullgaria.