Ankimi i LSI për qarkun e Beratit, shqyrtohen deri më tani 18 nga 24 kuti, asnjë problematikë që mund të çojë në rinumërim

17 Maj 2021, 10:12 | Përditesimi i fundit: 2021-05-17 14:26:41

Nga kutitë e shqyrtuara deri më tani nuk rezulton të jetë gjetur asnjë problematikë që do të çonte në rinumërimi të votave në qendrat e votimit ku LSI pretendon parregullsi. Megjithatë do të jetë KAS që do të marrë një vendim, pas përfundimit të shqyrtimit të të 24 kutive me materiale zgjedhore.