Pranvera e vonuar, meteorologia për Report Tv: Temperaturat e ulëta do të na shoqërojnë deri të shtunën

5 Prill 2023, 12:19

Temperaturat e ulëta do të na shoqërojnë deri ditën e shtunë! Kështu deklaroi në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv meteorologia Anila Gjoni nga IGJEUM, e cila theksoi se përgjatë këtyre ditëve në disa zona të vendit do të ketë sërish reshje dëbore. Të dielën sipas meteorologes pritet që të rikthehen reshjet e shiut.