Nesër pritet vizita e presidentit turk Erdogan në Tiranë, i cili pritet të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë.
Megjithatë kjo vizitë dhe ndikimi turk u debatua në 'Repolitix' mbrëmjen e sotme. Florian Arapi, publicist, theksoi për Denis Mingën se inaugurimi u zgjat për disa kohë prej uzurpimit të KMSH nga ajo që ai e quan organizatë terroriste si Feto, armike e Erdogan.
'Falenderim Zotit që i erdhi fund kalvarit të talljeve të myslimanëve në Shqipëri nga të gjithë qeveritë nga 92 e deri tani. Janë prerë 3 4 herë shirita, nga Berisha dhe të tjerë dhe me ndikimin e Erdogan u realizua. Tallja dhe rinkonkuista ndaj myslimanëve shqiptarë është e vazhdueshme. U vendos një balancë, të shkoj haku tek i zoti.