Pr/buxheti 2024 jep 141 mln euro për 10 kontrata koncesionare! Kryeson Rruga e Arbrit dhe kontrata e shërbimeve laboratorike

31 Tetor 2023, 19:52

Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm janë parashikuar 14,2 miliardë lekë vetëm për 11 kontrata koncesionare, nga rreth 13 miliardë lekë që ishin pagesat e bëra në vitin e kaluar. Në relacion është sqaruar se nuk ka më pagesa për koncesionin e inceneratorit të Elbasanit dhe atë të të Fierit, duke i konsideruar jo-aktive.