Pr.buxheti 2024 merr dritën jeshile nga Kuvendi, për herë të parë në një dekadë kalon pa diskutime!

20 Nëntor 2023, 15:02

Projektbuxheti dhe paketa fiskale për vitin që vjen u miratuan në parim pa asnjë diskutim në Kuvend. Për herë të parë në këtë dekadë, opozita bëhet pengesë për të zhvilluar diskutime për buxhetin e shtetit. Për vitin 2024, janë parashikuar shpenzime në vlerën 7 miliardë euro, dhe të ardhura në vlerën 6.5 miliardë euro.