Pr.buxheti 2024, ministrja Denaj: Skemë e re mbështetëse për fermerët! IPARD? Ka ngadalësim procesi, jo bllokim fondesh

8 Nëntor 2023, 13:49

Nevojat e fermerëve për financim nga buxheti i shtetit janë 3 fish më të larta sa fondet e vëna në dispozicion. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj tha në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese e se brenda vitit të 2024 do të bëhet skema e re për mbështetjen e bujqësisë, ndërsa vuri theksin tek fondet e IPARD si të domosdoshme për sektorin, për të cilat tha se është ngadalësuar procesi dhe s’ka bllokim fondesh.