Pr/Buxheti 2024, shkurtohen me 14 mln euro fondet e bujqësisë! Eksperti: Sektori kërkon 90 mln euro më shumë buxhet

2 Nëntor 2023, 16:15

Bujqësia do të ketë më pak fonde në dispozicion në vitin e ardhshëm. Në projektbuxhetin e vitit 2024 janë parashikuar 140.9 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë ose 14 mln euro më pak se viti aktual. Shkurtimi më i madh i fondeve është bërë tek skemat mbështetëse të fermerëve me 27 milionë euro.