Pr.buxheti 2024/ Të ardhurat pritet të arrijnë në 6.5 mld euro, turizmi e pagat peshën kryesore

19 Nëntor 2023, 17:02

Rritja e pagave, ecuria pozitive e turizmit si dhe taksimi i profesionistëve të lirë, do të mbajnë peshën më të madhe në rritjen e të ardhurave në vitin që vjen. Në projektbuxhet është planifikuar rritje e të ardhurave me 240 milionë euro në krahasim me këtë vit.