Preferohet importi i shtrenjtë nga Rusia e Ukraina, gruri vendas mbetet stok! 'Konkurrenca' pa hetim për sjelljen e kompanive: Blejnë jashtë për cilësi

14 Gusht, 15:40

Gruri i importuar nga Rusia e Ukraina po mbush tregjet shqiptare, ndërkohë që mundi i fermerëve vendas po shkon dëm. Sipas përllogaritjeve importi i grurit po bëhet me çmim shumë herë më të lartë sesa çmimi me të cilin fermerët vendas po e shesin drithin. Autoriteti i konkurrencës nuk nisi hetim për këtë treg, ndërsa për Report TV thotë se kompanitë po importojnë sepse pretendojnë se gruri rus ka më shumë cilësi.

    No videos found.