Kriza e çmimeve, BSH për Report Tv: Duhet paketë e dytë për familjet në nevojë! Edhe në 3-mujorin e tretë do rritet inflacioni, do goditet buxheti i familjeve

6 Gusht 2022, 14:36 | Përditesimi i fundit: 2022-08-06 14:53:49

Qeveria duhet të miratojë një tjetër paketë ndihme për familjet në nevojë e pensionistët për të përballuar çmimet e larta. Ky është sugjerimi që jep Banka e Shqipërisë për qeverinë, ndërsa thotë për Report TV, se inflacioni do të vazhdojë të rritet dhe do të godasë xhepat e qytetarëve dhe bizneseve në vend.