Prej 15 muajsh të burgosurit nuk takojnë dot të dashurit! Visha: Seancat gjyqësore të jenë me publik

3 Qershor 2021, 16:20 | Përditesimi: 3 Qershor 2021, 16:20

rej marsit të vitit 2020 të paraburgosurit dhe të dënuarit në Shqipëri nuk mund të takohen me familjarët e tyre. Kjo për shkak të masave anti COVID.

Për Shoqatën e  Avokatëve Penalistë tashmë kjo situatë duhet të marrë fund. Përmes një thirrjeje që ata i bëjnë Ministrisë së Drejtësisë kërkojnë që të fillojë menjëherë  lejimi i takimeve të familjarëve me të paraburgosurit dhe të dënuarve mbas 15 muaj Ndërprerje. Gjithashtu një thirrje i drejtohet edhe KLGJ-së që të anulojë  vendimmarrjen e saj duke lejuar zhvillimin e seancave  gjyqësore  me dyer  të hapura. Pasi sipas avokatëve panelistë prania e publikut është thelbësore për një proces  të  rregullt ligjor.

Në lidhje me këtë çështje gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka intervistuar kreun e Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj, si dhe 4 avokatë penalistë.

Në intervistën ekskluzive Vishaj për thotë se nuk mund të lejohet më që këta të akuzuarit apo të dënuarit për vepra të ndryshme penale të mos e kenë mundësinë të takohen me të dashurit e tyre.  Ndërkohë që prania e familjarëve dhe publikut do të ndikonte në një proces të rregullt gjyqësor. Vetëm kështu kuptohet se vendimet nuk i përkasin vetëm një personi por ndikojnë në jetën e shumë njerëzve.

"Duke parë dhe gjendjen në rënie të pandemisë mendojmë që ka ardhur momenti që vetë ministria e Drejtësisë ta marrë këtë vendim. Janë 5000 të paraburgosur apo dënuar që kanë 15 muaj që nuk takojnë fëmijët apo familjarë të tjerë të tyre. Nuk mundemi t'i ndajmë ata. Unë përfitoj nga rasti të bëj thirrje që të vaksinohen edhe kjo kategori. Edhe pse dyshohen për vepra penale ato nuk mund të veçohen. ", tha Vishaj.

Ndëkohë që njëzëri avokatë dhe juristë thonë se takimet e të burgosurve me familjarët duhet që të lejohen, pasi ka kaluar më shumë  se një vit e gjysmë që kjo e drejtë themelore është cunguar për shkak të pandemisë. Takimet, ndikojnë edhe në rehabilitimin e tyre. 

b.ha./Shqiptarja.com