Prej 17 ditësh i zhdukur së bashku me Leonard Thodhorin, familjarët e Fatmir Sulovarit protestë para komisariatit: Gjeni trupin, vrasësit s’duam t’i njohim

22 Prill 2023, 17:55

Familjarët e 46 vjeçarit Fatmir Sulovari, i cili prej 17 ditësh është zhdukur së bashku me Leonard Thodhorin, kanë protestuar ditën e sotme para komisariatit të policisë Sarandë.

Familjarët kërkojnë që policia të veprojë për zbardhjen e ngjarjes. Njëri prej personave të pranishëm në komisariat, i bindur se të zhdukurve mund t’u ketë ndodhur diçka kanë kërkuar vetëm që t’ui jepen trupat për t’i varrosur duke thënë se nuk duan t’ja dinë kush kanë qenë autorët e ngjarjes dhe se do t’i lënë hetimet në dorë të shtetit.