Prej 3 muajsh qëndron poshtë urës në Lezhë, ish i burgosuri politik thirri në gjithë mediat, institucionet mbeten ‘shurdhë’

2 Shkurt 2023, 16:45

Ndue Murcaj, ish-i dënuari politik në Lezhë është lënë në mes të rrugës. Tre ditë pas apelit për ndihmë në media, Instituti i Sigurimeve nuk i ka lidhur pension, ndërsa Bashkia e Lezhës s’mund ti gjejë azil. Prej 3 muajsh, 66-vjeçari qëndron në të ftohtë poshtë urës së Drinit.