Prej më shumë se 5 dekadash rrobaqepës! 70-vjeçari i vetëm që qep kostume për burra në Lezhë: Ishim familje e persekutuar, nisa punën kur mbarova klasën e 8-të

12 Shkurt 2023, 19:39

Në rubrikën “personazh” të kësaj të diele do t’ju njohim me Irfan Frashërin, rrobaqepësi më i vjetër në Lezhë, dhe i vetmi që qep kostume për burra. Ai ka kaluar një jetë të vështirë, për shkak se në komunizëm ishte i persekutuar, por kjo nuk e ka ndalur të ushtrojë zanatin dhe sot numëron 55 vite punë mbi supe.