Prej një muaji me urë të shembur, 500 banorë në Lezhë kërkojnë zgjidhje: Duhet të udhëtojmë 1.5 km për të dalë në rrugën nacionale

19 Shkurt 2023, 19:57

Prej 1 muaji, banorët e lagjes "Kodër Mulliri" në Lezhë, po përballen me vështirësi për shkak të shembjes së urës. Ata thonë se duhet të udhëtojnë deri në 1.5 km për të arritur në rrugën nacionale, me kosto të shtuara transporti.