‘Prej teje nuk rri asnjë sekondë në PD’/ Demokratët sherr me Flamur Nokën në degën Kamëz-Paskuqan, i kërkojnë llogari për katandisjen

26 Nëntor 2025, 22:31 | Përditesimi: 26 Nëntor 2025, 22:31

Anëtarë të kryesisë së degës kanë kërkuar llogari se përse baza e partisë nuk pyetet më për asnjë gjë. Një anëtare e PD i ka kërkuar llogari për mashtrimin me Primaret, mungesën e analizës pas humbjeve të zgjedhjeve, etj. Por Noka me arrogancë ka tentua që të mos e lejoj të flasë dhe këtu ka nisur një debat i ashpër.

r.k./Shqiptarja.com