'Preja' e parë emergjente e Anti-KÇK-së kompleksi 'Golden' i Altin Hajrit në Shijak! OFL gati listën e parë me 150 subjekte

3 Shkurt 2020, 17:52 | Përditesimi i fundit: 2020-02-03 19:49:09

TIRANË - Teksa Altin Hajri është në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar të vitit 2020, ligji Anti-KÇK ka bërë goditjen e parë në terren, duke sekuestruar kompleksin në pronësi të tij, "Golden" pranë Shijakut. 

Shqiptarja.com mëson ekskluzivisht përmes burimeve konfidenciale, se janë sekuestruar nga efektivët e "Operacionit Forca e Ligjit", veç kompleksit "Golden" edhe tre shtëpi dhe 1 pikë karburanti në pronësi të familjes Hajri. Ndërsa familja Hajri ka kohë vetëm 48 orë për të plotësuar formularin mbi justifikimin e pasurisë.