Prek gjyshi i Martinit në protestë: Nëse nuk vihet drejtësi, nuk më duhet më jeta

25 Nëntor, 18:40

Gjyshi i Martinit, 14-vjeçarit që u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, preku me fjalimin para protestuesve para Ministrisë së Arsimit. Ai thotë se do të vijojë të kërkojë drejtësi deri në fund për nipin e tij.

Gjyshi i Martinit: Martini, për ata që e njohin, ka qenë një shembullor në shkollë. Ka qenë një shembullor në shoqëri, ka qenë një shembullor që merrej edhe me sport. Gjithë Shqipëria, që ne u dogjëm, mos të digjen më të tjerë. Vetëm drejtësi, vetëm drejtësi, nuk duan që askush të përfitojë nga rasti, ta shfrytëzojë. Nëse nuk do zgjidhet që ky problem, që Martini të shkojë në vendin e duhur, unë do e ndjek këtë problem si kur ra Martini për hir të demokracisë do bie edhe unë se s’ka çfarë me duhet më jeta. Nuk dua kurrën e kurrës që të bej keq kujt. Kurrë nuk dua, as kurrë nuk i dëshiroj keq kurrë. Të vihet drejtësia në vend.

Tezja e Martinit: Vetëm drejtësi dua. Të vuhet drejtësia në vend

    No videos found.