Prekëse/ ‘Ik mor babë nga Shqipëria se të morën tokën’, banori mes lotësh në protestën kundër resortit të Ulajt: S’ka më turp, do vdes aty

28 Mars, 10:58

Një moment prekës gjatë protestës para SPAK të banorëve të fshatir Rrjoll në Velipojë, të cilët kundërshtojnë nisjen e punimeve për një resort nga botuesi Bashkim Ulaj, për të cilin thotë s eu ka grabitur pronat. Një prej protestuesve mes lotësh tha se nuk ka më turp se sot t’i thotë djalit ik nga Shqipëria se të morën tokën.

“Nuk ka më trup se me i thënë djalit, ik mor babë prej Shqipërie. Ik se të morën tokën. Unë do vdes aty, ju betohem. Me i thënë djalit që kam 23 vjeç, është krim. Na kanë stresuar, kemi 3 ditë që flemë nëpër ferra. Nuk kemi lidhje me politikën, kemi hallin e pronës dhe fëmijëve tonë. Duhet me i thënë djalit, ik mor babë se të vranë", tha banori mes lotësh.