Premtoi se do linte mandatin po të fitonte Rama, Paloka i shmanget gazetares ssë Report TV

14 Maj, 22:15 | Përditesimi: 14 Maj, 22:15

Deputeti Edi Paloka ndoqi të njëjtën linjë politike si kryetari Berisha në hyrje të selisë blu, ku u përgjigj shkurt komentit për humbjen e zgjedhjeve, duke bërë përgjegjës Ramën për vjedhjen.

“Komentet i ka bërë kryetari i partisë? Po Rama ka përgjegjësi? Rama ka përgjegjësi? Rama ka përgjegjësi që i vodhi apo vetëm ne kemi përgjegjësi?! Vetëm ju jeni media që përgjegjësinë e shihni te ai që vidhet dhe jo të hajduti. Do flasim (bën me shenjë kohore)”.

Ndërsa pyetjes nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, nëse do e jepte dorëheqjen nga mandati nëse Rama zgjidhej kryeministër përsëri dhe do fitonte zgjedhjet, ai iu përgjigj me mungesë të theksuar etike:

“Besoj se nuk e do përgjigjen siç e jep Flamuri, apo jo...?”.

I.M/Shqiptarja.com