Presidenti Bajram Begaj nga Mitropolia e Korçës: Gëzuar Pashkët Ortodokse të gjithë besimtarëve, drita e qiririt ndriçoftë zemrat tuaja

12 Prill, 13:43 | Përditesimi: 12 Prill, 13:43

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka qenë ditën e sotme në Korçë, ku ka vizituar Mitropolinë e qytetit, me rastin e Pashkës Ortodokse.

Begaj u takua edhe me mitropolitin Anastas dhe pas takimit, gjatë fjalës së tij para mediave, Kreu i Shtetit përsëriti urimin e tij për mirësi e dashuri për besimtarët ortodoksë.

A.M/Shqiptarja.com