Presidenti Begaj në OKB: Zhvillimi i qëndrueshëm, udhërrëfyesi ynë i pandashëm për rrugëtimin drejt BE

19 Shtator 2023, 11:03

Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm në OKB. Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Begaj mori pjesë në këtë takim që i parapriu nisjes së Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.