Presidenti i ri/ Kume në 'Repolitix': Shoqëria civile ka dërguar propozim! Valteri: PD do propozojë disa emra! Beqiri: Mazhoranca e opozita të mos bëjnë rolin e mistrecit! Kalaja: T'i ikim të shkuarës

4 Maj 2022, 22:35 | Përditesimi i fundit: 2022-05-04 23:21:24

Nisja e negociatave mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e presidentit të ri ka qenë temë e diskutimit në emisionin 'Repolitix' në Report Tv të gazetarit Denis Minga.

Më 10 maj do të mbahet mbledhja e Konferencës së kryetarëve, ku do të vendoset edhe data për raundin e parë të votimeve për presidentin e ri. Aulon Kalaja, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD tha se është dakord për të marrë pjesë në këtë proces pasi do të tregohet qartë nëse Rama e ka pasur gati emrin apo po pret kandidaturat.