Presidenti Meta vlerëson me Titullin 'Mjeshtër i Madh' 6 gazetarë sportiv: Pjesërisht e konsideroj veten pjesë të këtij komuniteti

3 Korrik 2021, 20:16 | Përditesimi: 3 Korrik 2021, 20:16

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë, Presidenti Ilir Meta vlerësoi me anë të një ceremonie solemne disa gazetarë të spikatur sportivë për kontributet dhe meritat e tyre profesionale në pasqyrimin e garave dhe ndeshjeve sportive. Ky vlerësim vjen edhe në një muaj të rëndësishëm për sportin, siç është Kampionati Europian.

Presidenti Meta dekoroi Bashkim Tufa “Në vlerësim të kontributeve dhe punës së palodhur prej gazetari profesionist dhe si kryeredaktor i gazetës ‘Sporti Shqiptar’, duke botuar denjësisht veprimtaritë sportive dhe duke promovuar sukseset e sportit shqiptar.”;

LR/Shqiptarja.com