Presidentja Osmani vizitë në Tiranë

4 Shtator 2023, 11:49 | Përditesimi i fundit: 2023-09-04 16:07:34

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nisi sot vizitën në Tiranë me ftesë të homologut Bajram Begaj. Osmani ka mbërritur në Tiranë që mbrëmjen e kaluar, ndërsa sot në orën 10:00 u prit me ceremoni nga Begaj. Një takim ‘kokë më kokë’ është parashikuar edhe me kryeministrin Edi Rama.