'Pret 83 fëmijë’, zëdhënësi i Komisionit Europian uron Diellën për ‘shtatzaninë'

30 Tetor, 19:58 | Përditesimi: 30 Tetor, 20:40

Ministrja e Inteligjencës Artificiale e Shqipërisë, Diella, është “shtatzënë” me 83 asistentë digjitalë, tha kryeministri Edi Rama në punimet e Dialogut Global në Berlin.
Kjo deklaratë ka bërë bujë, duke bërë xhiron e mediave europiane. Zëvendësshefi i Zëdhënësve të Komisionit Evropian, Olof Gill,  u përball sot me këtë deklaratë të kryeministrit Rama.
Gjatë një konference për shtyp, nga gazetari i Euroneës, Sandor Zsiros, e pyeti se çfarë qëndrimi ka Komisioni Europian që një vend kandidat, i cili aspiron për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, ka pjesë të kabintetit qeveritar një ministre virtuale e cila është “shtatzënë”.
Zëdhënësi i Komisionit Europian nuk arriti të japë një përgjigje domethënëse për gazetarin, ndërsa uroi Diellën për “shtatzaninë”.

r.k./Shqiptarja.com