Prezantohet në kuvend pr.buxheti 2026, me vlerë 8.8 mld €, ministri Malaj: Rrit pensionet e pagat, përgatit vendin drejt BE-së

19 Nëntor, 16:56 | Përditesimi: 19 Nëntor, 16:56

Projektligji më i rëndësishëm ekonomik i vendit ai për Buxhetin e Shtetit po diskutohet në Kuvend. Janë 886 miliardë lekë ose 8.8 miliardë euro do të jenë në dispozicion të institucioneve për tu shpenzuar për shërbime shëndetësore, për paga, për skemat e mbështetjes të familjeve në nevojë, pensione, arsim, punësim, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë e deri tek shpenzimet për sigurinë, në kuadër të detyrimeve ndaj NATO-s.

 

I.M/Shqiptarja.com