Prill-Qershor, Sejko: Rritja ekonomike u përshpejtua, norma e interesit nuk ndryshohet, punësimi mbetet problem

4 Gusht 2021, 16:52 | Përditesimi i fundit: 2021-08-04 17:57:45

Në tremujorin e dytë të këtij viti rritja ekonomike është përshpejtuar e ndikuar edhe nga situata e përmirësuar me pandeminë dhe rritja e konsumit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se ekonomia po reagon pozitivisht por shqetësim mbetet tregu i punës.