Pritet rritja e çmimeve të frutave dhe perimeve. Fermerët e Devollit: Shkak pesticidet, po i blejmë më shtrenjtë dhe s'japin efekt!

22 Prill, 15:05 | Përditesimi i fundit: 2024-04-22 15:33:41

Çmimet për pesticidet dhe plehrat kimikë që përdoren akualisht në bujqësi dhe pemtari janë rritur deri në 10 për qind. Kjo ka sjellë kosto të shtuar për fermerët, dhe pritet të reflektohet në rritjen e çmimeve për frutat e perimet.