Prizreni gëlon nga vizitorët nga Tirana, Prrenjasi e Vlora, vals dhe valle popullore në zemër të qytetit

7 Dhjetor, 14:30 | Përditesimi: 7 Dhjetor, 14:30

Të parët që ndezën atmosferën ishin një grup të rinjsh nga Prrenjasi. Vizitorë për herë të parë në Prizren, ata u përfshinë në valle nën tingujt e saksofonit të një artisti rruge nga Korça, i cili prej disa vitesh jeton në Kosovë dhe e ka kthyer sheshin në skenën e tij të përditshme. Të rinjtë nga Prrenjasi ndanë emocionet dhe përshtypjet për qytetin e vjetër të Prizrenit, bukurinë e tij dhe mikpritjen e banorëve.

A.A/Shqiptarja.com