Pr/ligji: 50 mln euro kredi për autobusë elektrikë në Tiranë! Të vjetrit në tre linja urbane do të zëvendësohen brenda 2029

7 Maj, 18:29

Autobusët e vjetër të Tiranës së Re, Unazës dhe Kombinat-Kinostudio do të zëvendësohet me elektrikë brenda vitit 2029. Ata do të kenë korsi të dedikuara, kapacitet më të madh si dhe do të rritet shpejtësia e lëvizjes së qytetarëve. Për çmimin e biletës do të vendoset pas zbatimit të projektit bazuar mbi kostot.