Pr.ligji/ Bankat zero tarifë llogarive të shtresave në nevojë, drejtori i mbikëqyrjes në BSH: Do të lejohen vetëm në lekë

12 Dhjetor 2023, 20:25

Me një ligj të posaçëm bankat e nivelit të dytë do të detyrohen të ofrojnë shërbime me tarifa zero për llogaritë bankare për qytetarët e skemave të ndihmës ekonomike dhe pensionistët. Ligji që po miratohet nga komisionet parlamentare ka qëllim të ulë përdorimin e parasë CASH në ekonomi dhe të përmbushë kërkesat e BE.