Pr/ligji: Banorët e zonave të mbrojtura të hapin biznese, jo betonim! KKT do të lejojë investime në parqet kombëtare! PS: Nisma ndalon shpopullimin

13 Dhjetor 2023, 16:59

Zonat e mbrojtura duhet të shfrytëzohen për zhvillimin ekonomik të komunitetit që jeton aty, thonë deputetët e PS-së, teksa prezantojnë ndryshimet në ligjin ‘Për Zonat e Mbrojtura’. Drafti i ri parashikon që banorët të cilët jetojnë brenda këtyre hapësirave, të lejohen të hapin biznese të ndryshme por pa cenuar mjedisin. Nismë ligjore që sipas socialistëve do të frenojë shpopullimin e qyteteve.