Pr.ligji për barazinë gjinore, Berisha: Duan të zhdukin traditat e familjes! Ambasdori i BE-së nuk mund t'i imponojë Shqipërisë bindjet e veta personale

6 Nëntor, 10:51 | Përditesimi: 6 Nëntor, 10:51

Kryedemokrati Sali Berisha, përpara se t’i bashkohej ligjvënësve në sallën e Kuvendit, ka dhënë një prononcim për mediat ku ka kritikuar projekt-ligjin për barazinë gjinore të propozuar nga Partia Socialiste.

Berisha e cilëson këtë ligj një produkt të George Soros, ndërsa thotë se miratimi i këtij ligji do të përmbysë tradicionalen, familjen dhe trashëgiminë. Ndër të tjera, Berisha i është drejtuar dhe ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, duke thënë se ai nuk mund t'i imponojë Shqipërisë bindjen e veta personale. Drafti për ligjin e barazisë gjinore pritet të kalojë sot në Kuvend për miratim.

r.k./Shqiptarja.com