Pr.ligji për portet turistike, Braçe: Marinat duhet të mbeten pasuri publike, mjedisi të mos cenohet e siguria t’i besohet vetëm shtetit

9 Prill, 14:46 | Përditesimi: 9 Prill, 14:46

Teksa po diskutohet për projektligjin për ndërtimin e porteve turistike, deputeti i PS Erion Braçe tha se turizmi në Shqipëri është në zhvillim e sipër. Ai kërkoi nga projektligji që portet të mbeten pasuri publike dhe jo t’i kalojnë privatin. Ai tha se nuk duhet të cenohet mjedisi e siguria duhet t’i besohet shtetit dhe jo privatit.

 

I.M/Shqiptarja.com