Problematika në aksin ‘Gjirokastër – Sarandë’, shoferi: Dola nga rruga se s’ka barriera! ARRSH asnjë masë për eliminimin e kthesave të forta

22 Prill 2023, 17:45

Një ndër rrugët më të rrezikshme në vend është ajo që lidh Gjirokastrën me Sarandën, për shkak të terrenit malor e me kthesa. Edhe pse ka pasur shumë aksidente, ende mungojnë barrierat në disa segmente të saj. Një banor tregon për Report Tv se ka dalë nga rruga, vetëm nga mungesa e barrierave.