Problematikat me Universitetet, profesori Rrokaj: 15% e maturantëve më të dobët shkojnë për mësuesi, cilësia e shkollës do ulet! Nisma për studentët e mjekësisë, e padrejtë

4 Korrik 2023, 19:22 | Përditesimi i fundit: 2023-07-04 19:39:44

Profesori i gjuhësisë Shezai Rrokaj ngriti si problematikë cilësinë e shkollës që do të ulet për shkak se 15% e maturantëve më të dobët vijojnë studimet e larta për mësuesi, ndryshe nga Finlanda ku në sistemin arsimor duan të futen 15% e maturantëve më të mirë.