Probleme me dokumentet dhe fituesit, 566 tendera në 2021 me vlerë 114 milionë euro u ankimuan, 9.2% e totalit

24 Prill 2022, 12:43

Numri i tenderëve të ankimuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik në vitin e kaluar është rritur me 3.7%. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2021 janë ankimuar 566 tendera, me vlerë prej 114 milionë euro. Ankesat më të mëdha janë bërë për dokumentet e tenderit si dhe për procedurat vlerësuese për shpalljen e fituesit. Më shumë ankime janë regjistruar për Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara.