Probleme me shenjën e gishtit, KQZ: Nuk nënshkruajnë biometrikisht moshat e treta, është kryer manualisht! Nëse ka raste të votimit të dyfishtë, do ndiqen penalisht

14 Maj 2023, 18:21

KQZ ka sqaruar se mungesa e shenjës së gishtit në votimin biometrik është konstatuar si problem vetëm për moshat e treta por operatorët kanë respektuar protokollin.

“Falë transmetimit të të dhënave kemi pasur edhe për qendrat e votimit se sa është numri i zgjedhësve të identifikuar që nuk kanë nënshkruar biometrikisht. Ne kemi kontaktuar me operatorët dhe i kemi kërkuar e rikujtuar se cfarë ka ndodhru dhe në shumicën e rasteve kanë informuar që bëhej fjalë për kategori të moshave të treta dhe na kanë siguruar që është respektuar protokolli. Gjithashtu edhe nënshkrimi i operatorit dhe sekretarit. Këtë kemi për ato qendra votimi që i kemi konsideruar në alert”, tha përfaqësuesja e KQZ.