Procesi i rindërtimit, ministri Ahmetaj inspekton punimet në Shijak: Në lagjen e re Lugina do të ndërtohen 21 pallate, banesat përfundojnë në fund të vitit

11 Korrik 2021, 16:44 | Përditesimi: 11 Korrik 2021, 16:44

Procesi i rindërtimit të banesave pas tërmetit të 26 nëntorit, vijon në zonat e prekura. Ditën e sotme ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ishte i pranishëm në zonën e Shijakut ku inspektoi nga afër punimet që po bëhen në kuadër të rindërtimit.

Në këtë zonë do të ndërtohen 30 pallate të reja, për afër 670 familje. Po ashtu do të ndërtohen 800 banesa individuale nga të cilat 600 i janë dorëzuar tashmë familjeve. Sakaq 4 shkolla e 1 kopësht janë ndërtuar dhe 2 të tjera që po ndërtohen me financim nga BE, si dhe ndërtimi e modernizimi i gjithë infrastrukturës publike.

LR/Shqiptarja.com