Prodhim i lartë në Konispol, këtë vit 50 mijë ton mandarina! Eksportohen në Ballkan dhe Europën Lindore

26 Nëntor 2022, 15:56

Mandarinat e Konispolit po preferohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja, kryesisht në Poloni e Çeki por dhe vende të tjera të Europës Lindore dhe të Ballkanit. Prodhimi është i bollshëm dhe çmimi i volitshëm, e vetmja ankesë e fermerëve është ndërprerja e energjisë elektrike.