Prodhimi i energjisë elektrike në vitin e kaluar është ulur me 10%. Kryetari i Entit Rregullator i Energjisë Petrit Ahmeti gjatë raportimit në kuvend për ecurinë vjetore të autoritetit tha se në vitin që shkoi është rritur prodhimi nga burimet fotovoltaike. “Rezulton se gjatë vitit 2020 janë prodhuar rreth 5.3 gigavat orë, nën mesataren e periudhës 2009-2020. Prodhimi i realizuar në vitin 2020 rezulton rreth 10% më poshtë se mesatarja 2009-2020. Humbjet e raportuara kanë qenë në 21.4% në rënie me vitet e mëparshme”, tha kreu i ERE.Ahmeti i është përgjigjur edhe deputetit Muslim Murrizi, për çmimet e larta me të cilat vendi blen energji nga vendet e huaja. "Unë kam kërkuar informacion nga KESH, ne shesim energji deri 43 euro megavat dhe e blejmë deri në 84 euro megën, blejmë gati 2 fish më shtrenjtë nga sa shesim, pse?", tha Murrizi. "Shitja dhe blerja është pjesë e një tregu të parregulluar. Çmimet i vendos tregu që është i parregulluar", tha Petrit Ahmeti. Për të mbështetur sektorin e energjisë Kuvendi miratoi edhe marrjen e një kredie prej 100 milionë eurosh nga Banka Shtetërore Gjermane për zhvillimin e sistemit elektroenergjitik shqiptar. Raporti tjetër që është prezantuar në Kuvend është i Entit Rregullator të Ujit, ku kryetari Ndriçim Shani tha se tërmeti e pandemia kanë penguar faturimin e qytetarëve. Shani foli edhe për metodologjinë e re të tarifave të ujit. “Jemi në përfundim të metodologjisë së vendosjes së tarifave për realitetin e ri ku mjaft ndërmarrje duhet të mbulojnë 100% shpenzimet e tyre, duke respektuar kriterin e përballueshmërisë, dhe do rriten investimet për tubacion apo edhe për kërkesat në rritje për shërbim”, tha kreu i ERRU. Kuvendi miratoi në seancën e parafundit edhe paketën ligjore për hekurudhën shqiptare, e cila parashikon ndarjen e hekurudhës nga 1 në 4 shoqëri, synimi është që hekurudha në vend të jetë plotësisht funksionale dhe të përdoret gjerësisht për transportin e udhëtarëve dhe mallrave.
Prodhimi i energjisë në 2020 u ul me 10%! Kuvendi miratoi kredinë 100 mln euro për energjinë! Tërmeti vështirësoi faturimin e qytetarëve për ujin
Video të tjera
-
DIVA, kompensim fëmijësh për 77 mijë persona! Malaj: Më 1 korrik rimbursim faturave të fermerëve
30 Prill, 16:34 -
Raporti/ Borxhi publik i vendit 14.1 miliardë euro, ulet me 4% krahasuar me 2025-ën, kap shifrën më të ulët prej 48.7% të PBB-së
29 Prill, 18:13 -
Malaj: Paketa e Paqes fiskale në fuqi brenda majit! Do fshihen 2 mld euro borxhe të bizneseve
29 Prill, 16:38 -
Lufta në Iran, Banka Botërore: Ekonomia e Shqipërisë po ngadalësohet, 3.4% rritje në 2026, çmimet do të godasin konsumin
29 Prill, 16:37 -
Raporti, punën në shtet e duan të gjithë! 20 aplikime mesatarisht për një pozicion, bien dorëheqjet dhe largimet
29 Prill, 16:35 -
Raporti i BSH: Ekonomia po rritet por bashkë me pasiguritë, kreditë e këqija kanë rënë në nivelin më të ulët në 15 vite
28 Prill, 19:12 -
Bregdeti i ‘pakapshëm’, çmimet e pronave u rritën me 28% në 2025-ën! Të huajit blenë 25% të apartamenteve të shitura
28 Prill, 16:18 -
Banka Europiane e Investimeve për Report Tv: Shqipëria ka bërë progres ekonomik, është rritur besimi i investitorëve!
27 Prill, 19:23 -
Projektligji/ Për herë të parë kush prodhon energji me panele, tepricën mund ta shesë te privati
24 Prill, 18:54 -
Eksportet e tekstileve në 3 muaj, 14.7 mln € më pak se vjet! Biznesi fason: Keq ishim, por lufta po na dëmton më shumë
24 Prill, 15:32 -
Rivlerësimi i pronave i sjell buxhetit 30 mln euro! Malaj: Së shpejti referencat e reja! Tabaku: Mbahen peng për interesa të disa bizneseve
23 Prill, 19:28 -
Rritja e çmimit të naftës, Shoqatat e Bizneseve 6 kërkesa qeverisë: Rishikoni barrën fiskale, nëse s'merren masa do përballemi me rritje çmimesh
22 Prill, 15:54 -
Tejkalohet plani, të ardhurat në tremujorin e parë 205 mld lekë, rritje me 13.3%! TVSH-ja kontributin më të madh në mbushjen e ‘arkës së shtetit’
21 Prill, 17:54 -
Strategjia/ Ndërlidhja me sistemin evropian, Qeveria planifikon investime 7.9 miliard euro në transport deri në 2030! 2.4 mld euro vetëm për hekurudhat
21 Prill, 17:42 -
Marsi i shtrenjtë, çmimet e perimeve në stratosferë! Domatet 29% më shumë se në shkurt, karburanti u rrit deri në 16%
21 Prill, 17:27 -
Skema Kombëtare 2026, Salla: Për herë të parë, mbështetje për mbarështimin e derrave
20 Prill, 22:35 -
Raporti i Sekretariatit/ Shqipëria 'ngel në klasë' për rrjetin hekurudhor! Rrugët në përmirësim, por problem aksidentet
20 Prill, 20:57 -
Vonesa e rivlerësimit ‘frenoi’ kërkesat për kredi për shtëpi. Në janar-shkurt, 29 mln € më pak se vjet! Po merret më shumë për konsum
20 Prill, 15:55 -
Pr.ligji/ Përafrimi i legjislacionit të transportit me atë të BE-së, krijohet fond i veçantë për mirëmbajtjen e rrugëve
18 Prill, 19:51 -
Çmimi i lartë i karburantit shton të ardhurat në buxhet! TVSH e importit në mars, 8.7 mln € më shumë se në 2025-ën
18 Prill, 16:16