Prof.Arben Gjata:Të hënën rinisin operacionet në spitale

15 Maj 2020, 08:39

Emisioni Repolitix trajtoi situatën epidemiologjike në vend, debatet për reformën zgjedhore dhe cështjet e rendit dhe sigurisë publike pas dorëzimit që OFL u bëri 4 subjekteve në Shkodër të formularit për deklarimin e pasurisë. Në pjesën e parë lidhje me Rektorin e Universitetit të Mjekësisë Prof.Dr.Arben Gjata, i cili foli për rinisjen e operacioneve në spitale duke filluar nga 18 maji. Në pjesën e dytë u trajtua tema e reformës zgjedhore dhe debatet mes palëve. Në lidhje skype Myslim Murrizi , Fatmir Mediu dhe analisti Shpëtim Nazarko. Në pjesën e tretë gazetari Elton Qyno dha detaje rreth operacionit më të fundit të OFL në Shkodër ku iu dorëzuan formularët e vetëdeklarimit të pasurisë 4 subjekteve. Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë dhe të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv