Programi ekonomik i PD/ Basha në shtëpinë e një çifti pensionistësh: Ata që s'bënë asgjë 8 vite

29 Janar 2021, 14:38 | Përditesimi i fundit: 2021-01-29 16:06:46

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në një vizitë në shtëpinë e një çifti pensionistësh, me qëllim për t’i folur për programin e PD-së.

Çifti Sula i tha kryedemokratit se me pensionin që kanë i dalin sa për të siguruar minimumin jetik

Megjithatë, Basha tha se kjo gjë do të ndryshojë me ardhjen e PD-së në pushtet, pasi pensionistët do t’u kthehet dinjiteti, ku është parashikuar një rritje në pensionet e tyre.

Bashkëbisedimi i plotë i kryedemokratit Lulzim Basha me çiftin Sula
Lili Sula: Gëzohem që të shoh! 
Lulzim Basha: Faleminderit Shumë! 
Gëzim Sula: Të shohim në televizor. 
Lulzim Basha: Ju falënderoj shumë për mikpritjen sot! 
Gëzim Sula: Është kënaqësi e madhe! 
Lulzim Basha: Ju keni qenë të dy pedagogë, arsimtar? 
Gëzim Sula: Ne të dy jemi të matematikës, mësues te shkollat e mesme. 
Lulzim Basha: A e ndoqët ndopak programin që filluam të shpalosim dje? 
Lili Sula: E dëgjuam. 
Gëzim Sula: E dëgjuam, normal.