Programi ekonomik i PD, ekspertët: I paqartë dhe pa të dhëna reale! Heqja e akcizës dhe ulja e sigurimeve rrit kostot për buxhetin

29 Janar 2021, 18:14

Ekspertët e ekonomisë e konsiderojnë politik dhe të paqartë planin ekonomik të Partisë Demokratike. Sipas tyre duhet të specifikohen burimet si do të rriten të ardhurat. Ekspertja Elona Shehu thotë se programi është ndërtuar pa të dhëna reale, ndërsa Klodian Muço shprehet skeptik për heqjen e akcizës dhe uljen e sigurimeve shoqërore.