Qeveria prezantoi sot Programin Kombëtar të Strehimit për "Shqipërinë 2030 në BE", ku kryeministri Edi Rama prezantoi gjashtë programet e reja të strehimit, ndërsa njoftoi edhe politikat që do të zbatohen nga viti 2027 për mbështetjen e çifteve të reja dhe familjeve në blerjen e banesave.
Vetëm për vitin 2027, kreu i qeverisë tha se 4 mijë çifte të reja do të përfitojnë banesa me 0% deri në 3% interes. Rritet po ashtu tavani i të ardhurave për çift në 280 mijë lekë neto. Ndërsa krijohet një fond kombëtar për menaxhuar në mënyrë të qendërzuar 3% ndërtimeve që shkojnë për strehim social.
Ciftet e reja dhe emigrantët janë prioritet. Platforma kombëtare do të mbulojë vitin e parë 3000 familje me qera të subvencionuar, duke paguar shteti gjysmën e qerasë që arrin deri 400 euro















