Projekt buxheti i vitit 2021, Denaj: Prioritet arsimi, shëndetësia dhe rindërtimi

21 Tetor 2020, 10:51

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka prezuantuar projekt buxhetin e vitit 2021.

Ajo ka theksuar se prioritet do të ketë shëndetësia, arsimi dhe rindërtimi.

Ndër të tjera ajo tha se për përballimin e pandemisë Covid-19, do të indeksohet nga Buxheti i Shtetit në vlerën e 6 miliardë lekë, ku përfshihet edhe  kostoja e vaksinës anti-covid.

“Përveç rritjes së pagave do të ketë edhe rritje në infrastrukturë. Në 2021 rëndësi të veçantë do të ketë rindërtimi. 4.5 miliardë lekë për pagat e rritura dhe shëndetësinë. Në infrastrukturë synohet rritja e sigurisë rrugore dhe numri i pikave të zeza, mbarimi i rrugës së Arbrit dhe startimi i tunelit të llogarasë. 20 miliardë lekë për përballimin e rindërtimit. Përparim do të ketë arsimi, shendetesia dhe rindertimi. Për 2021 kostoja totale prioritare për përballimin e pandemisë Covid-19, do të indeksohet nga Buxheti i Shtetit në vlerën e 6 miliardë lekë, ku përfshihet edhe  kostoja e vaksinës anti-covid dhe do të garantojë një menaxhim sa më të mirë të Covid-19“, tha Denaj.

Në një mbledhje të posaçme qeveria ka miratuar projektbuxhetin e vitit që vjen, ku pret një rritje ekonomike në nivelin e 5.5%, të ndikuar më së shumti nga kontributi pozitiv i rindërtimit, dhe i investimeve të huaja e publike.