Miratohet projektbuxheti 2021, me rritje ekonomike 5.5%! Në total pritet të mblidhen 479 mld lekë

Rindërtimi është karta e fortë dhe më e rëndësishme që ka në dorë qeveria për të rimëkëmbur ekonominë në vitin 2021. Në një mbledhje të posaçme qeveria ka miratuar projektbuxhetin e vitit që vjen, ku pret një rritje ekonomike në nivelin e 5.5%, të ndikuar më së shumti nga kontributi pozitiv i rindërtimit, dhe i investimeve të huaja e publike.

Pas dy goditjeve të forta, tërmetet e 2019-ës dhe pandemia që ende vijon, Ministria e Financave ka parashikuar një buxhet në nivelin e 478.9 miliardë lekëve, nga 446.5 miliardë që janë pritshmëritë për realizimin e buxhetit të këtij viti. Buxheti i vitit 2021 pritet të jetë rreth 32.5 miliardë lekë ose mbi 10% më shumë se pritshmëritë për buxhetin e vitit aktual.

Për të mbështetur rindërtimin që do ketë ndikimin më të madh në ekonomi, nga buxheti i shtetit do të jepen 28 miliardë lekë, përpos përthithjes së fondeve të premtuara nga ndërkombëtarët. Si dhe do të jepen 1.5 miliardë lekë për bonusin e qirasë për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas relacionit të projektbuxhetit  investimet publike do të marrin nga buxheti i shtetit vitin e ardhshëm 120.6 miliardë lekë, ose 7.2% e prodhimit të brendshëm bruto.  Përveç rindërtimit sektorët kryesor që do të marrin një vëmendje të shtuar në vitin e ardhshëm do të jenë arsimi, shëndetësia, dhe bujqësia.

Në këtë draft të sapo miratuar janë marrë përsipër edhe realizimet e nismave të premtuara nga qeveria, për këtë arsye do të shkojnë 4.5 miliardë lekë për rritjen e pagave për bluzat e bardha, 3.5 miliardë lekë për pagat e rritura të arsimtarëve dhe 1 miliardë lekë për heqjen e tre taksave për fermerët. 

Nevoja për të financuar rindërtimin, dhe pasojat e pandemisë përfshirë edhe blerjen e vaksinës anti-COVID, do të rrisin shpenzimet buxhetore me 8.1 miliardë lekë më shumë se këtë vit.  Deficiti parashikohet të zbresë në  6.5 %, nga 8.4% që pritet për vitin aktual, në total sipas tabelave të ministrisë deficiti do të jetë 108.6 miliardë lekë nga 132,9 miliardë i pritshëm për këtë vit.

(Kliko këtu për të lexuar projekt ligjin ekonomise e 2021)

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 20/10/2020 11:25

    Rrutja eknomike nendj se ne rindertimin do shkoj mbi 5.5% .Qeverua duhet te fokusohetbe investimet publike me intwres ekonomik dhe jo be vepra shume te kyshtueshme qe nuk justifikojne investimin .Lufta e qeveruve sot eshte rritja e te ardhurave duke luftuar korrupsionin dhe informalitetin si dhe ulja e borxhit publik

    Përgjigju
    • Melton: 21/10/2020 17:20

      Sa bukur

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!